Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me nënkryetaren Arta Bajralia, drejtorin e Drejtorisë së Investimeve Kapitale, Blerim Morina, si dhe zyrtarin nga kjo drejtori, Imran Morina, kanë vizituar nga afër punimet për shtrimin e rrugëve në fshatin Topanicë.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Rahimaj theksoi rëndësinë e këtyre investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e këtij fshati.
“Mirëmëngjesi nga Topanica.
Aty ku momentalisht po punohet në asfaltimin e 15 rrugëve lokale, ndërsa edhe 6 të tjera pritet të fillojnë së shpejti.
Në kuadër të punimeve që do të realizohen është edhe ndërtimi i trotuarit, i cili fillon nga shkolla e deri në pjesën e epërme të fshatit.
Ashtu siç kemi thënë, ky mandat do të karakterizohet me një dinamikë tjetër pune.”
Këto investime synojnë përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët e fshatit Topanicë”, ka thënë Kryetari Rahimaj.



