Sot nisëm Javën e Frankofonisë në Gjilan! 🇫🇷
Kënaqësi e veçantë që në kuadër të aktiviteteve të parapara për këtë javë bëmë inaugurimin e Hapësirës Frankofone në Bibliotekën e qytetit tonë. 📚
Në këtë ambient të hapësirës së re, u mbajt edhe konferenca mbi ndikimin e teknologjisë në arsim, duke synuar hapjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Francës. 🇽🇰🇫🇷
Gjilani, si Kryeqytet i Frankofonisë për këtë vit, po dëshmon se është një qendër e hapur ndaj kulturës, inovacionit dhe shkëmbimit akademik.
Ju ftojmë t’i ndiqni aktivitetet e shumta që na presin gjatë kësaj jave!





