Futboll

Vllaznia e Pozharanit gjen përkrahjen e mërgatës

Sot kryesia e klubit priti në takim përfaqsuesit e Shoqatës së Mërgatës së Pozheranit në krye me z. Naim Ramiqi dhe antaret tjerë si Lulzim Zuka, Fadil Halabaku dhe Gëzim Pira. Përfaqësuesit e Mërgatës i dhuruar një ndihmesë financiare klubit Vllaznia, ku ne si kryesi e falenderojmë shumë për këtë ndihmë. Gjatë këtij takimi përfaqsuesit e mërgates potencuan faktin se janë të kënaqur me zhvillimet që po bëhen në klub dhe se në të ardhmen e afërt do të ketë plane konkrete për të ndihmuar klubin Vllaznia. Poashtu edhe një dhuratë modeste për futbollistin Erblin Sokoli (një palë atlete) si shenjë falenderimi për golin e shënuar në ndeshjen e javës së fundit kundër KF Lepencit. Aziz Zuka

You Might Also Like