Fitore e madhe sonte në Lipjan!
E mbyllëm fazën e rregullt të kampionatit me një paraqitje të shkëlqyer, duke triumfuar me rezultat 3-1 në sete kundër KV Skënderbeu. Një ndeshje që tregoi karakterin, forcën dhe përkushtimin e ekipit tonë në momentet vendimtare.
Kjo ishte ndeshja e fundit para fillimit të fazës më të rëndësishme së playoff-it. Tashmë fokusi ynë kalon te sfidat që na presin, ku ndeshjen e parë në play-off do ta zhvillojmë si vendas kundër KV Golden Eagle Theranda.
Po ashtu, vetëm një javë para nisjes së playoff-it, të shtunen e ardhshme me 4 prill na pret edhe gjysmëfinalja e Kupës, ku do të përballemi me KV Peja, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Vazhdojmë me besim, punë dhe fokus maksimal drejt objektivave tona! 🏐🔥
Përpara DRITA!
Krenaria e Qytetit 💙🤍
#KVDritaM #DritaFamilja #PlayOff #Gjysemfinale




