ARSIMI

Java e Psikologjisë nis me aktivitete të shumta në gjimnazin “XhavitT Ahmeti”

Shkruan: Tuana Ajvazaj, nxënëse

Në kuadër të “Javës së Psikologjisë”, në Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” ka nisur sot dita e parë e aktiviteteve, e cila u karakterizua me angazhim, kreativitet dhe pjesëmarrje të madhe të nxënësve.

Gjatë kësaj dite janë ekspozuar punimet e nxënësve, të cilat pasqyrojnë mendimet, emocionet dhe këndvështrimet e tyre rreth temave psikologjike. Këto punime dëshmojnë për kreativitetin dhe përkushtimin e nxënësve në trajtimin e çështjeve që lidhen me mirëqenien mendore.

Po ashtu, ka filluar edhe punimi i muralit, i cili pritet të jetë një simbol i rëndësishëm vizual që përcjell mesazhe pozitive dhe ndërgjegjësuese për rëndësinë e shëndetit mendor në komunitetin shkollor.

Një ndër aktivitetet kryesore të ditës ishte edhe zhvillimi i sesionit me temë “Menaxhimi i kohës”, i udhëhequr nga profesoresha e psikologjisë Festa Demiri dhe psikologia e shkollës Kaltrina Jetishi.

Ky aktivitet u mirëprit nga nxënësit, duke ofruar këshilla praktike dhe strategji të dobishme për organizimin sa më efikas të kohës dhe rritjen e produktivitetit. Java e Psikologjisë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me aktivitete të tjera të larmishme, me synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e shëndetit mendor tek nxënësit.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Për më tepër shih programin në vijim.

You Might Also Like