ARSIMI

Eni Ademi, pianiste e shkëlqyer, lexuese e pasionuar e nxënëse shembullore

Eni Ademi është nxënëse e klasës së katërt pranë shkollës “Hello Academy of Education” në Gjilan. Ajo është një vajzë e artikuluar, fletë qartë dhe çfarë është me rëndësi që di se çfarë do. Dashuria për artin ndoshta i ka dhënë edhe qetësinë që atë e karakterizon apo dhe mund të ketë qenë krejt e lindur, porse ditën e ndërton ndër libra dhe piano. Ndër të tjerash në shkollën e saj ajo ka qenë fituese në garat e lëndës së Gjuhës shqipe për klasat e treta, pastaj dy vite radhazi mori pikët maksimale në garat e matematikës Kangaroo në shkollën e saj etj.

Eni shumë mirë luan edhe në piano, duke zënë vendin e parë në garat ndërkombëtare Piano Fest të mbajtura në Manastir të Maqedonisë së Veriut, pastaj në ngjarjen muzikore “Tirana Talent” të mbajtur në Shqipëri ku zuri vendin e dytë, “International Festival Polyhmnia” – Shkup, ku sërish ishte e dyta, “Pianisti i ri” vendi tretë dhe në shumë ngjarje të tjera të muzikës klasike.

Eni ka pasion edhe leximin dhe vetëm gjatë pushimeve verore të vitit të kaluar ka lexuar mbi 25 lektura për fëmijë, ndërsa në këtë vit ka lexuar 42 romane, duke i përshkruar në referate. Eni jeton në një botë të butë, me ngjyra dhe shumë dashuri./kryelajmi.com/.

You Might Also Like