Gjysmëfinalja që vendos gjithçka!
Të shtunën, më 4 prill, na pret një përballje shumë e rëndësishme në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në volejboll. Do të përballemi me ekipin e KV Peja në një ndeshje që premton spektakël dhe rivalitet të fortë.
Ndeshja zhvillohet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, me fillim nga ora 12:30.
Ftojmë të gjithë tifozët dhe dashamirët e volejbollit të jenë pjesë e kësaj sfide dhe të na përkrahin drejt finales!





