Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se sot gjatë ditës ka pritur në takim volejbollistët e Klubit të Volejbollit “Drita”, me këtë rast ai u shpreh se ndihet krenar me rrugëtimin e djemve të këtij klubi.
“Edhe pse finalja e Kupës nuk përfundoi me trofeun në duart tona, djemtë tanë treguan karakter dhe luftuan deri në pikën e fundit. Arritja në finale dhe shpallja nënkampionë të Kupës së Kosovës mbetet një sukses i madh për klubin dhe qytetin tonë”, ka deklaruar Hyseni.
Postimi i tij i plotë:
Krenarë me rrugëtimin e djemve të KV Drita!
Edhe pse finalja e Kupës nuk përfundoi me trofeun në duart tona, djemtë tanë treguan karakter dhe luftuan deri në pikën e fundit. Arritja në finale dhe shpallja nënkampionë të Kupës së Kosovës mbetet një sukses i madh për klubin dhe qytetin tonë.
Kjo humbje është vetëm një motiv më shumë për t’u rikthyer edhe më të fortë drejt titullit kampion.
Puna dhe përkushtimi i KV Drita nuk do të mbetet pa u shpërblyer!





