Sportet me dorë

KV Drita (meshkujt) falënderon të gjithë ata që kontribuuan në sukseset e tyre

Një tjetër sezon përfundon për KV Drita Meshkujt dhe është momenti i duhur për të shprehur mirënjohjen tonë për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi.
Faleminderit nga zemra lojtarëve tanë për përkushtimin, sakrificën dhe shpirtin luftarak në çdo ndeshje.
Faleminderit stafit të trajnerëve për punën profesionale dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë sezonit.
Mirënjohje e veçantë për kryesinë, në vitin e dytë të saj pas disa ndryshimeve, që po vazhdon të ndërtojë një ekip stabil dhe konkurrues, me synime të qarta për të ardhmen.
Faleminderit tifozëve tanë të mrekullueshëm, që ishin gjithmonë pranë nesh, në fitore dhe në sfida, duke na dhënë forcë dhe motivim.
Një falënderim i madh shkon edhe për të gjithë sponsorët tanë, pa të cilët ky rrugëtim nuk do të ishte i mundur.
Pas një sezoni të kaluar ku ishim finalistë të kupes dhe e mbyllëm si nënkampionë, edhe këtë vit arritëm të jemi finalist të Kupës, si dhe morëm pjesë në Ligën e përbashkët me skuadrat më të mira nga Kosova e Shqipëria “Gjergj Kastrioti”, duke përfaqësuar denjësisht klubin tonë.
Rrugëtimi vazhdon.. me më shumë punë, përkushtim dhe synime edhe më të mëdha.
Faleminderit të gjithëve! 💙🤍
DRITA NUK NDALET! VAZHDOJMË! SHIHEMI NË SEZONEN TJETËR! 💪

You Might Also Like