Kjo ka ndodhur pas paralajmërimit të inspektorëve të Shërbimeve Publike, për heqjen e tyre nga pronarët deri më 30 prill.
Drejtorati i Inspekcionit, po vazhdon me aksione të ndryshme në Komunën e Gjilanit, me qëllim zbatimin e ligjit.
Nga Drejtorati i Inspekcionit, njoftojnë se banorët te banesat e socialit kanë zbatuar kërkesën e inspektorëve dhe tashmë janë larguar objektet montuese, gjësendet dhe mbeturinat.
Inspektorët me 30 mars i kanë njoftuar banorët për heqjen e tyre, duke e paralajmëruar ata edhe për pasojat në rast mos veprimit deri më 30 prill.
Derisa objektet montuese, gjësendet dhe mbeturinat janë hequr nga personat të cilët e kanë vendosur e hedhur.



