Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan ka shënuar Ditën e Shkollës me një manifestim që ka mbajtur në një ditë të shënuar për ta, ku kanë marrë pjesë udhëheqja e shkollës, mysafirë, mësimdhënës, nxënës e donatorë, shkruan kryelajmi.com.
Arben Zeqiri në cilësinë e moderatorit ka theksuar se në këtë ditë të veçantë të 15 Majit, zemra e çdo nxënësi, mësimdhënësi dhe punëtori të Gjimnazit “Zenel Hajdini” rreh më fort, ngase me krenari festojnë historinë dhe traditën e një institucioni me mbi 80 vite rrugëtim, një vatër e dijes që ka edukuar breza të tërë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin dhe shoqërinë tonë në përgjithësi.
Drejtori i Shkollës, Ilir Vokshi, tha se pos ditës së shkollës festojnë edhe përkushtimin, sukseset dhe vlerat në këtë vatër të dijes, edukimit dhe formimit të brezave të rinj. Ai nuk ka lënë pa shprehur mirënjohjet për mësimdhënësit që kanë kontribuar ndër vite, për nxënësit që janë krenaria e kësaj shkollë dhe ka kërkuar që të vazhdohet në rrugën e dijes, suksesit dhe vlerave.

Nxënësja Ardita Ajvazi është paraqitur me një pikë muzikore, duke dëshmuar se në këtë shkollë krenaria më e madhe janë nxënësit e mrekullueshëm.
Në këtë shkollë ka nxënës që me talentin, disiplinën dhe përkushtimin e tyre kanë arritur rezultate kulmore në lëndë të ndryshme mësimore, në gara e aktivitete të shumta, brenda e jashtë shkollës, duke e ngritur lart emrin e shkollës. Çdo sukses i tyre është dritë për këtë institucion dhe dëshmi se puna, vullneti dhe mbështetja e përbashkët gjithmonë japin fryte, andaj për këtë qëllim është shfaqur dokumentari me disa nga aktivitetet dhe angazhimet e përzgjedhura të nxënësve gjatë vitit shkollor, janë ndërë mirënjohje për miq e donatorë u shpreh respekt dhe mirënjohje të thellë për gjithë mësimdhënësit, të cilët me shumë dashuri, profesionalizëm dhe sakrificë vazhdojnë ta mbajnë të fortë emrin e kësaj shkolle. Mirënjohje e veçantë shkoi edhe për të gjithë drejtuesit paraprakë të shkollës sonë, të cilët ndër vite kanë kontribuar që Gjimnazi “Zenel Hajdini” të jetë shembull i punës, disiplinës, profesionalizmit dhe suksesit të përbashkët. Themelet që ata kanë ndërtuar me përkushtim vazhdojnë të mbajnë gjallë frymën fituese të shkollës sonë edhe sot. Ky vit ka qenë i suksesshëm edhe në zhvillimin profesional të mësimdhënësve.
U nderuan edhe mësimdhënësit që me sukses kanë përfunduar trajnimin me bazë në shkollë për Vlerësimin e Performancës në Mësimdhënie, duke u pajisur me certifikata për 20 orë zhvillim profesional e certifikatat mësimdhënësve të rilicencuar iu shperndanë nga Prof. Ever Këqiku udhëheqës i organizatës NGO KCIC, kurse programi vazhdoi me një pikë të bukur muzikore nga nxënësi i talentuar i shkollës Egzon Robelli.
U ndanë mirënjohje edhe për nxënësit si vlerësim për punën, angazhimin dhe arritjet e tyre, kurse dy maturantet Ardita Ajvazi dhe Edrena Maliqi, kryetare e shkollës u falënderuan për vitet e kaluara në këtë shkollë./kryelajmi.com/.




