Te ndryshme

Radio Star kremton 24-vjetorin e themelimit

Radio Star, që udhëhiqet nga vëllezërit Arbëresh dhe Flakron Salihu e që vazhdon traditën e babait të tyre, Xhavit Salihu, sot kremton 24- vjetorin e themelimit.

Në këtë ditë të shënuar, Arbëresh Salihu ka dalë me një postim në të cilin ka shkruar:

Sot bëhen 24 vite nga themelimi i Radio Star, 24 vite sakrificë, punë, përkushtim dhe dashuri për radion dhe dëgjuesit tanë.

Për më shumë se dy dekada kemi qenë zëri që ju ka shoqëruar në çdo moment, në gëzime, sfida, lajme, muzikë dhe kujtime të paharrueshme. Çdo ditë e këtij rrugëtimi është ndërtuar me mund, pasion dhe besimin se radio mbetet ura më e afërt mes njerëzve.

Radio Star feston 24 vite me ju, 24 vite zë, pasion dhe përkushtim pranë qytetarëve të Anamoravës.

Mbi të gjitha, faleminderit juve, dëgjuesve tanë besnikë, që për 24 vite keni qenë zemra dhe forca jonë. Pa ju, kjo histori nuk do të kishte kuptim.

Me respekt dhe mirënjohje për secilin prej jush, vazhdojmë të ecim bashkë drejt shumë viteve të tjera suksesi, muzike dhe informimi.

You Might Also Like