Me dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë. Drita kampione e Kosovës në futboll ka treguar forcën e saj ndaj Malishevës vendase, e cila ka siguruar daljen në Evropë.
Këtë rezultat Drita e arriti me përbërjen e dytë, ngase lojtarët e saj kryesorë tashmë janë në pushim.
Golat për kampionët i kanë shënuar Grezda dhe Arthur.
Në pjesëlojën e dytë, në minutën 54 pas një ndërhyrje të Morris ndaj Dulajt, gjyqtari tregoi në pikën e bardhë e përgjegjësinë e mori për të gjuajtur Mevlan Zeka, i cili gjuajti në të majtë, ku u hodh Behluli dhe priti gjuajtjen e tij.
Në minutën 64, pas një shpërthimi nga e majta dhe pasimi në brendi, Besnik Ferati gjuajti në këndin e poshtëm të majtë dhe zvogëloi rezultatin në 1:2.
Në minutën 79, pas një harkimi nga e majta, brendi dhe me kokë barazoi rezultatin në 2:2 e dy minuta më pas, i njëjti lojtar me një gjuajtje përtokë në minutën 81 sërish realizoi për të sjellë Malishevën në epërsi 3:2.
Deri në fund, Malisheva pati edhe raste të tjera, ndërkohë që Drita kishte futur lojtarë juniorë sa për të mbyllur këtë ndeshje. /kryelajmi.com/.





