Gjilan

Gjilani do të bëhet edhe me Park Industrial

Dje, me kënaqësi nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit me ministren Mimoza Kusari-Lila, për krijimin e Parkut Industrial në Gjilan.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik të qytetit tonë, krijimit të vendeve të reja të punës dhe mbështetjes së bizneseve e investitorëve. Gjilani po krijon kushtet për një të ardhme më të fortë zhvillimore.
Bashkë me institucionet qendrore do të vazhdojmë angazhimin për ta bërë Gjilanin një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial në vend.
Falënderojmë Qeverinë e Kosovës dhe ministren Kusari-Lila për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

You Might Also Like