Futboll

Akis Vavalis: Nuk do të mendojmë për faktin që jemi tri pikë para Ballkanit

Para ndeshjes FC DRITA – FC Ballkani FC Drita mbajti konferencë për media për të diskutuar për ndeshjen derbi, përgatitjet dhe pritshmëritë.
Kryetrajneri Akis Vavalis tha se nuk do të mendojnë faktin që FC DRITA është tri pikë para kundërshtarit të nesërm.
“Besoj se nesër do të jemi në nivelin e duhur për këtë ndeshje dhe nuk do mendojmë për faktin që jemi tri pikë para tyre. Dua t’i falënderoj tifozët për mbështetjen që na kanë dhënë kundër Llapit dhe patjetër shpresoj që do të na mbështesin edhe nesër në numër sa më të madh, pavarësisht që ne nuk e kemi stadiumin që mund t’i zë të gjithë”, ka thënë trajneri Vavalis.
Ai njoftoi se nesër me shumë gjasë do të mungojë Almir Ajzeraj, ndërsa grupi tjetër është i gatshëm për lojë.

You Might Also Like