Futboll

Muharrem Jashari: Jemi shumë të motivuar

Futbollisti Muharrem Jashari, para ndeshjes Drita – Ballkani  tha se ndonëse është ndeshje e vështirë janë shumë të motivuar për ta fituar atë.
“Kemi marr një fitore të rëndësishme kundër Llapit dhe jemi shumë të motivuar për ndeshjen që na pret. Dihet rrugëtimi jonë çfarë qëllimi, pas fitores ndaj Llapit jemi shumë të motivuar. Nesër mendoj se është një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni. Me organizimin që ka DRITA, tifozët që kemi ne dhe formën e lojtarëve duhet ta fitojmë edhe këtë ndeshje”, theksoi Jashari.
Sipas tij, pavarësisht kushteve të stadiumit beson se tifozët “Inteteltualët” do të jenë në numër të madh për t’i përkrahur ata në një ndeshje kaq vendimtare.

You Might Also Like