Muzikë

Edicioni i X-të i festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmije ” Mollëkuqet ” ishte edicion për t’u mbajtur mend

Një hapje spektakolare me dokumentarin e aktiviteteve te QKA” Mollëkuqet ” dhe sukseseve të saj, duke vazhduar me garuesit të cilët në kor kënduan këngën e fëmijëve ‘’E duam lumturinë’’ .
Gara filloi fuqishëm me garues nga qytete si: Gjilani, Prishtina, Tirana, Shkupi, Presheva, Vlora, Lipjani, Dibra, Malisheva, Ferizaj, Bujanoci, Fushë Kosova, Rahoveci, Ohri e Kumanova, të cilët i kënduan atdheut, jetes, prinderve, festave e librit, keshtu duke i lene rradhe edhe mysafireve speciale që me performancat e tyre mbajtën alegrinë në sallë.


Çmime u ndanë për gjithë garuesit e festivalit, por ishte Emili Dervishi nga Tirana që arriti të rrëmbejë çmimin e parë të festivalit me këngën “Mama” me një vokal te fuqishëm dhe performance dinjitoze.

Juria profesionale ishte në përbërje : Kushtrim Jakupi (Kryetar i Jurisë ) – Gjilan ;
Betime Zylali – Gostivar ;
Denis Taraj – Tiranë ;
Zinçe Mimidinoski – Dibër ;
Avni Qahili – Shkup ;

Një natë e përmbushur me plot emocione në këtë festival Jubilar, me zërat e fëmijëve fantastik, me moderatorët që i dhanë plot sharm këtij edicioni : Gëzim Hajdari & Qëndresa Kadriu . Mos t’i harrojmë dhe mysafirët specialë që performuan në skenën e madhe : Qendra Don Bosko, Shfmu ” Musa Zajmi “,  Ana Maliqi, Ana Ramadani, Buna Berisha, Aron Musliu dhe Dineta Abazi .

Një falenderim nga zemra për sponsorët që më mbështetin për gjate këtyre 10 viteve, vite sakrifice, vullnet, përgjegjësi dhe dashuri pafund për fëmijët e talentuar anë e mbanë trojeve shqiptare : Vali Ranch ; Ëmbëltorja Kimi; 3E-Group ; Afrocom ; Happydecor ; DjTafa ;Proartdesign ; ES-studio ; HK-Studio ; Miros ; Lum Jakupi

Sponsoret medial : Rtk , Radio Star , Radio Energji , 2online , Kryelajmi , Lumipress06

Mirenjohje dhe falimenderim :
Dkrs Gjilan

Shihemi ne edicionin e radhës , me plot risi tjera dhe shpresojmë në mbështetje dhe më të madhe nga Institucionet relevante !

Çdo të mireë, Arta Haziri Nuhiu

You Might Also Like