Gjilan

Alban Hyseni në Francë

Me ftesë të qytetit Dijon dhe Dijon-Métropole, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Ambasadës Franceze në Kosovë, kisha kënaqësinë të isha pjesë e takimit ndërkombëtar Francë-Ballkan, bashkë me Kryetarin e komunës së Dijonit, François Rebsamen dhe përfaqësues të zgjedhur vendor dhe nga Franca; dhe konferencës “Fokusimi në procesin e anëtarësimit, përditësimi mbi negociatat, konteksti ndërkombëtar, rruga përpara, ndikimi dhe pritshmëritë në nivel lokal”, në Dijon të Francës.
Nën kujdesjen e Qeverisë së Francës dhe AFCCRE, ky takim është planifikuar si një takim për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor në procesin e integrimit në BE.
Kosova vazhdimisht po shënon progres të theksuar në fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetin politik. Vendi ynë aspiron integrimin dhe nevoja për anëtarësim lind nga dëshira e madhe e popullit të Kosovës për të qenë i barabartë me popujt tjerë të Evropës në të gjitha proceset e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.
Kjo konferencë dhe të tilla të këtij lloji janë një mundësi e mirë për të ndërtuar dhe zhvilluar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin edhe në rrafshin lokal.

Albn Hyseni, kryetar i Gjilanit

You Might Also Like