Futbollisti i SC Gjilani, Admirim Muji, ka pranuar ftesën e Përfaqësueses së Kosovës U15 për turneun në Bullgari.
Me ftesën e selektorit Ilir Nallbani, futbollisti Muji do të jetë pjesë e eskpeditës dardane për ndeshjet ndaj Moldavisë, Armenisë dhe Bullgarisë.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shumë fat dhe suksese Admirimit, bashkë me shokët e ekipit kombëtar të na bëjnë krenarë!




