Futboll

Barazojnë Gjilani e Llapi

Gjilani shumë mirë e ka nisur ndeshjen dhe që në minutën e tretë ia ka dalë që të shënojë nëpërmjet Albert Dabiqaj. Në fakt nga ana e majtë ka harkuar Elton Calé, kurse në brendi si është më së miri u gjend Albert Dabiqaj që gjuajti me kokë dhe qëlloi këndin e majtë të epërm të portës së Llapit.

Nuk ka shënuar shumë dhe në minutën e 17 Llapi ka barazuar nëpërmjet brazilianit Fernando Augusto, i cili dha një gjuajtje dënimi e topi që ra në tokë mbi duart e Enea Koliçit u fut në rrjetë.

Gjilani ia ka dalë që sërish të kalojë në epërsi pas një sulmi të mirë në minutën 61, të cilin Shend Kelmendi e shndërroi në gol, kur nga afërsia gjuajti mbi duart e portierit mu në mes të portës.

Llapi pas golit të pësuar ka shtuar trysninë dhe pas një sulmi të gjatë pak para mbylljes së ndeshjes ia ka dalë që të barazojë nëpërmjet Riverës në 2:2.

Menjëherë pasi ka barazuar pati rast kontestues, ku ndaj Zabërgjës është ndërhyrë në brendi të zonës, por ja që në bazë të asaj që kishte deklaruar gjyqtari Nuza paska patur kontakt, por rastet e tilla ai nuk i vlerëson si penalti, së paku këto ishin fjalët e kryetrajnerit të Gjilanit, Zekiria Ramadani. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like