Futboll

Juniorët e Gjilanit nënkampion i Kosovës në futboll

Premton Muja, kryetrajner i ekipit të juniorëve të SC Gjilani
Sot përfundoi sezona e gjatë e Superligës së juniorëve në Kosovë , ku djelmoshat tanë dolen në vendin e dytë nga 18 ekipe sa ishin duke garuar.
Ishte knaqësi e madhe të drejtoj këtë ekip nga fillimi deri në fund , ku që nga dita e parë ishim ndër ekipet më të mira në vend.
Më meritoret për këto rezultate janë pikërisht lojtarët që janë lart në foto që dhanë më të mirën në fushë për një vitë.
Dëshira e madhe për fitore dhe ndoshta presion i rezultateve nganjëhere edhe fati sportiv na bëri të përfundojmë në vendin e dytë.
Ata që kanë qenë afer ekipes edin të gjithë se momentet vendimtare kemi pas mungesa nga lëndimet tek lojtarët kryesor , por kemi vazhduar koken lartë deri në përfundim të kampionatit.
Nuk mundemi me përfundu pa përmendur të gjithë njerëzit që kemi pas afër gjatë gjithë vitit.
Falemnderit kryesisë së klubit për përkrahje duke qenë gjithmonë me ne në çdo kohë.
Falemnderim për trajnerat e shkollës së futbollit që ishim një familje si në momentet të mira dhe të vështira.
Falemnderim për doktorët e klubit që ishin afër çdo herë kur kishte nevojë secili lojtarë , gjithashtu edhe për punëtorët e ambientit ku ne kemi stërvitur çdo ditë.
Falemnderim i madh për armatën e madhe “Skifterat” që edhe në kohë pandemie ishin afër ekipes duke i përkrahur dhe motivuar që fanela e kuqe të djersitet ashtu si i ka hije.
Shëndet për të gjithë , shihemi në sezonën tjetër!

You Might Also Like