Çdo inciativë për këtë pjesë të Ballkanit, ne shqiptarët duhet të jemi që i japim funksionalizim,në të kundërtën do të
dështon edhe Ballkan Open, sikur që kan dështuar shumë inciativa.Ne, shqiptarët në këtë pjesë të ballkanit jemi
pupulli me numër më të madhë, prandaj pa përkrahjen tonë asgjë nuk do të ketë sukses.
Shkruan: Refik HASANI
Në Serbi, tani më 3 prill të vitit 2022, jan shpallur zyrtarisht dhe do të mbahen zgjedhjet e reja
parlamentare. Zgjedhjet ishin mbajtur më 21 qershor 2020, dhe a do të ketë ndryshim, përkatësisht humbje të
fuqisë të Partisë Përparimtare Serbe,të udhëhequr nga ish-kryeministri e aktualisht Presidenti i Sërbisë
Aleksandër Vuçiç, mbetët të shihet.Presidenti i Sërbisë Aleksandër Vuçiç,do të ketë zvoglim të fuqisë së votës
dhe nuk do të mundë të vazhdoj të luan rolin dominantë në Serbi.
Përbërje e parlamentit të Serbisë, do të ndryshon edhe qasjen për Ballkan Open dhe qëndrimin, jo vetëm
ndaj Republikës së Kosovës por edhe ndaj ish-RSFJ-ës dhe do të jap efekte për vetë Serbinë që përfshin edhe
Vojvodinën, Sangjak, Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë,dhe Rajone tjera ku jetonjn vllehët, Bullgarët etj,
Legjislatura nga zgjedhjet e 3 prillit të vitit 2022, në Serbi do të krijon premisa më të qartë e më reale që
Serbia do të vazhdojë rrugën dhe raportet e afrimit mes BE-në apo me Rusinë.
Serbia ashtu si kemi shkruar shumë më herët është dhe do të mbetët në mesë të BE-së dhe
Rusisë.Por, gjithnjë duke krijuar një përshtypje të rrejshme që është me BE-në dhe Amerikën e më pakë me
Rusinë dhe Kinën.
Serbia i konsiderojn dhe i trajton Rusët si vllezër dhe miqë të përjetshëm dhe disa shtete të veqanta kurse
strukturat edhe mekanizmat e BE-së si partnere dhe me interes strategjik për të përfituar sa më shumë
ekonomikisht.
Po ashtu edhe me vllezërit Kinezë do të vazhdojn të mbanjë,forcojn dhe rrisinë raporte miqësore.
Bashkësia ndërkombëtare do të duhej vendosur kushte dhe standard që duhet së pari t’i plotëson nëse
don të antarësohet në radhë të parë në BE.
Mbi të gjitha jo vetëm të pranoj Republikën e Kosovës por edhe do të duhej ndalur dikriminimin
në Vojvodinë,Sangjak, Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë,dhe Rajone tjera ku jetonjn vllehët, Bullgarët
etj,të mos përzihet Serbia dhe në Republikën Srpska në Bosnjë Hercegovinë,në Veri të Kosovës, në Malë
të Zi, Maqedoni etj.
Beogradi zyrtarë do të duhej kushtëzuar
Beogradi zyrtar së pasi të kushtëzohet dhe të kërkoj falje për krimet dhe gjenocidin shekullor ndaj neve
shqiptarëve, të pranoj realitetin e ri duke pranuar Republikën e Kosovës,të ndryshohet preambulla e kushtetutës
e që në vendë të Kosovës të përfshen shqiptarë e Krahinës shqiptare si Rajon dhe popullatë autoktone që
përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën dhe si komunitet që ka gjithandej në Serbi dhe Vojvodinë.
Legjislatura e Parlamenti të Serbisë do të duhej të ndalin dikriminimin në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë dhe
në Rajone tjera të populluara me banorë autokton jo Serb.
Diskriminimi vazhdon
Vetëm nëse kushtëzohet Serbia do të ndalet diskriminimi, në radhë të parë pranimi i rezultateteve të
Referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars 1992,pranimi i luftës së UÇPMB-ës dhe marrëveshje së Konçulit,kthimi i
lapidarit të UÇPMB-ës, përfaqësim proporcional në hirarkin dhe zingjirin menaxhues të policisë multietnike,
gjykata,prokurori,që të lejohet përdorimi i gjuhës son shqipe në gjitha institucionet dhe duke u rregulluar me
ligjë përdorimi i simboleve e festive kombëtare.
Të ndalen gjyqet politike dhe të vlen amnistia ndaj ushtarëvë të UÇPMB-së, të demilitarizohet kjo krahinë
dhe i gjithë arsenali të tërhiqet nëpër kazerma,formimin i një Universiteti publik në gjuhën shqipe,investimi në
këtë Rajon ,të kemi përfaqësim në të gjitha nivelet e admnistratës, sistemit bankar, kadastër.
Funksionalizimi i Trupit Koordinues të ndryshohet tërsisht pasi deri më tani nuk ka treguar asnjë efekt dhe
rezultate në instalimin dhe ngritjen e institucioneve Rajonale.
Pjesëmarrjen e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë do të duhej kushtëzuar me vende të rezervuara me (10)
dhjetë ulëse në Parlament të Serbisë. Beogradi kupton vetëm kushtëzimin nëse BE-ja dëshiron të pranon në
radhë të veta atherë duhet të ndalet diskriminimi
Prishtina dhe Tirana zyrtare
Politika dhe diplomacia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë të ndërkombëtarizojn
çështjen e kësaj krahine Shqiptare duke u harmonizuar në të gjitha instancat dhe mekanizmat e BE-së dhe OKBës kur është në pyetje krijimi i raporteve me Beogradin zyrtare dhe të ngrisin shtrojn me një zë që kjo
legjislatura e Parlamentit të Serbisë të fillon të ndërpres dikskriminimin në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë.
Këto do të duhej kërkuar me vendosmëri reprocitetet dhe vendosjen e një misioni paqeruajtës në tri
Komunat. Kjo legjislaturë që do të dalë nga zgjedhjet e datës 3 prill të vitit 2022, të pranon zyrtarisht kategorin e
të dëbuarave,zhvendosurve dhe shpërngulurve shqiptarë jo vetëm në tri komuna por gjithandej Serbisë dhe
Vojvodinës.Gjithashtu t’ju krijohen kushte duke investuar për të dëbuarit, zhvendosurit dhe shpërngulurit
shqiptarë nga këto komuna.
Një çështje me urgjencë për të ndërmarrë veprime konkrete nga organizata si që është OSBE-ja e
instanca tjera të BE-së dhe atyre ndërkombëtare është shlyerja nga vendbanimet dhe fshirja nga librat
amzë, kësaj i thon ,,zvoglimi’’, i shqiptarëve përmesë ligjeve e formave më diskriminuese.
Prishtina dhe Tirana zyrtare, do të duhej të deklaruar dhe të mbajn një qëndrim të unifikuar rrethë një
qëllimi, programi dhe platforme dhe të kushtëzohet edhe raporte ekonomike dhe diplomatike me Beogradin
zyrtarë për sa i përket çështjeve fundamentale për tri komunat. Kjo legjislaturë e dalur nga data e zgjedhjeve e 3
prillit të vitit 2022, do të duhej të reflekton pozitivist në shumë drejtime.
BE-ja do të duhej të kushtëzon Serbinë, zhvillimet që nga prishja e RSFJ-ës kan treguar se nuk ka formë
tjetër që jepë efekte përveqë kushtëzimit dhe ndëshkimit të Serbisë.
14 Gusht 2021
Autori, ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka
propozur,si:Reciprocitetin, për Referendumin e datës 1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së
Konçulit, inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga
Parlamenti Shqipëri-Kosovë, propozimi për formimin e një zyre në kuadër të zyrës së Kryeministrisë etj