Permes një deklarate të dhënë për medie, Besim Halimi, kryetar i KF Vllaznia të Pozharanit ka bërë të ditur se prkohësisht largohet nga posti që mbante në klub që nga viti 2014. Ai në këtë deklaratë ka thënë: “Njoftoj opinionin e në veqanti qytetarët, tifozët , perkrahesit dhe donatoret e klubit Vllaznia të Pozharanit se për shkak të angazhimeve të shumta profesionale si dhe të relizimit të objektivave dhe planeve të mija personale ne të ardhmën , kam kerkuar nga Bordi i klubit që të më liron perkohësisht nga detyra e Kryetarit te klubit Vllaznia . Bordi ka has në mirkuptim në kerkesen time, dhe me propozimin tim që Arsim Ostërgllava (drejtor i deritashem i klubit ), tëzgjidhet Kryetar i ri i klubit.Tutje ai është shprehur se“ Angazhimet e mija do të vazhdojnë edhe në të ardhmënnë klubin tonë si anëtarë i Bordit dhe me gjitha kapacitetet e mija do të jemë në sherbim të Kryetarit të ri dhe strukturave menagjuse të klubit. Një falenderim me shumë respekt për bashkpunim dhe perkrahje për anëtarët e Bordit , shtabin teknik , lojtaret , stafin administrativ , simpatizantete qytetaret e Pozharanit , të cilet na kanë motivu në suksesin historik të klubit tonë të dashur. Me respekt Besim Halimi, thuhet në deklaratën e tij për medie. Aziz Zuka