Futboll

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të FC Drita në Champions League

Pas dy ditësh do të hidhet shorti për çiftet në kuadër të UEFA Champions League, garë në të cilën vendin tonë do ta përfaqësojë Drita nga Gjilani.

Ekipi bardh e kaltër, kësaj radhe do të jetë në grupin e ekipeve favorite, gjë e cila i mundëson një kundërshtar më të lehtë në këtë xhiro.

Kështu, njëri nga kundërshtarët e mundshëm të FC Drita mund të jetë: Inter Club d’Esclades nga Andora, të cilin Drita e kishte mposhtur më herët në gara, pastaj Levski Sofia nga Bullgaria, Ararat (Armeni), Sabah (Azerbajxhan), Kauno Zhalgiris (Lituani), Sutjeska Nikshiq (Mal i Zi), ETO Gyor (Hungari), Iberia 1999 (Gjeorgji), Egnatia (Shqipëri), Floriana (Maltë), Tre Fiori (San Marino), Vardar (Maqedoni), ML Vitbesk (Bjellorusi) dhe Atert Bissen (Luksemburg). /kryelajmi.com/.

You Might Also Like