Kurse përgatitore falas për Testin e Maturës për të gjithë maturantët e Gjilanit.
Rreth 200 maturantë po marrin pjesë në këto kurse që po mbahen në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti”, duke treguar përkushtim dhe interesim të madh për t’u përgatitur sa më mirë për Testin e Maturës.
Falënderim i veçantë për Shoqatën e Matematikanëve dhe për mësimdhënësit e gjuhës shqipe, të cilët po japin kontribut të çmuar në mbajtjen e këtyre kurseve.
Maturantëve tanë u dëshirojmë shumë suksese në këtë rrugëtim drejt rezultateve sa më të mira!




