🏐 KOSOVA FITON MIQËSOREN NDAJ MAQEDONISË SË VERIUT
Kosova ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Maqedonise së Veriut në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Shkup, në kuadër të fazës përgatitore për CEV Volleyball European League 2026.
Kjo ishte miqësorja e tretë e Kosovës në kuadër të kampanjës përgatitore, ku vajzat vazhdojnë të tregojnë progres dhe formë të mirë para sfidave zyrtare që i presin gjatë muajit qershor.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Lorik Ilazi dhe stafit teknik të përbërë nga Ylli Kadriu, Vlora Berisha dhe Alberto Ruiz Rubio, Kombëtarja po vazhdon me intensitet maksimal fazën përgatitore.
Kosova do ta zhvillojë edhe miqësoren e katërt të kësaj periudhe përgatitore nesër në Skenderaj, duke filluar nga ora 15:00.
📅 Programi i Kosovës në CEV Volleyball European League 2026:
06/06/2026 | 17:00
Kosova – Spanja
07/06/2026 | 17:00
Bosnja dhe Hercegovina – Kosova
12/06/2026 | 20:00
Kosova – Greqia
14/06/2026 | 20:00
Portugalia – Kosova
19/06/2026 | 17:00
Mali i Zi – Kosova
21/06/2026 | 17:00
Kosova – Hungaria




