Me datën 22.01.2022 Federata e Karatesë së Kosovës shpalli laureatët e vitit, në Pallatin e Sporteve tek Salla e kuqe në Prishtinë.
Betim Maliqi nga K.K. KATANA, Gjilan shpallet ndër karateistët më të mirë të viti 2021 në kategorinë Seniorë.
Me këtë rast edhe Kryesia e klubit shtroi një darkë për të nderuar donatorët e klubit dhe Kampionin për këtë rezultat.
Kryesia e klubit dhe trajnerët ndjehen krenarë dhe të kënaqur për këtë vlerësimin nga F.K.K.
Edhe këtë vit klubi ynë do të vazhdojë të punoj dhe të angazhohet që garuesit tanë të arrijnë rezultate kulminante.