Viti

Biblioteka e SHMLM  ”Kongresi i Manastirit” të Pozharanit pasurohet me rreth 200 ekzemplarë librash

 

Me iniciativën e shkrimtarit, publicistit dhe veprimtarit Hamza Halabaku me vendqëndrim në Nyrenberg të Gjarmanisë, Bibliotekës së Gjimnazit “Kongresi i Manastirit“ në Pozharan të Vitisë sot iu dhurua një kontingjent librash.

Iniciativës së Hamza Halabakut iu kishin bashkuar edhe krijuesi Ramadan Mehmeti, me më shumë se dyzetë tituj dhe botuesi Hajdar Fejzullahu (SHB “Lena Geaphic” – Prishtinë, me njëzetë tituj), duke ngritur sasinë e këtij kontingjenti librash në rreth 200 tituj me më shumë se 200 ekzemplarë.

Me rastin e dorëzimit të këtyre librave në ambientet e shkollës u organizua një manifestim rasti që mund të konceptohej si takim me krijues. Para të pranishmëve, kryesisht profesorë e nxënës të këtij gjimnazi, u gjenden Miradije Ramiqi, shkrimtare dhe piktore, si dhe Hamza Halabaku, shkrimtar dhe publicist, që të dy të lindur në Pozharan, ndërsa me ta ishin edhe shkrimtari e publicisti Sulejman Dërmaku dhe gazetari e publicisti Gani Bajrami. Këtij takimi i kontribuoj edhe Zeqir Rama i cili përkujtoj disa momente të punës së tij si mësimdhënës në shkollën e Pozharanit.

Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë disa poezi nga krijuesit letrarë: Hamza Halabaku, Miradije Ramiqi, Sulejman Dërmaku dhe dr Ismail Halabaku.

U vlerësua se kjo mënyrë e bashkëbisedimit me krijues letrarë ishte një begati e aktiviteteve të shumta arsimore e kulturore që zhvillon kjo vatër arsimore e Pozharanit.

Takimin me sukses e moderoi drejtori i Gjimazit, “Kongresi i Manastirit“, Mufail Halabaku.Aziz Zuka

You Might Also Like