Futboll

Blend Krasniqi largohet nga Gjilani, karrierën do ta vazhdojë në Shqipëri

Blend Krasniqi konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenj të Gjilanit, por ai është larguar nga ky klub.

Pas përfundimit të kontratës Krasniqi është larguar nga Gjilani dhe futbolli kosovar.

Gazeta Olle mëson se talenti i madh gjilanas karrierën do ta vazhdoj në Shqipëri, ku do të prezantohet te Dinamo e Tiranës.

Njoftimi i plotë nga Krasniqi (Pa ndërhyrje):

Faleminderit SC Gjilan !
Ishte nder dhe privilegjë të rritem në fushat e blerta të qyteti tim të dashur Gjilan, e aq më shum të jem pjesë e SC Gjilanit .
Sot po i ndajmë rrugët profesionalisht por me mendje e zemer asnjeher deri në frymen e fundit. Falemimderit qyteti im , tifozëve te zjarret Skifterat , menagjmentit të klubit , ish presidentit Zuka, bashklojtarve dhe të gjith atyre që ishit pjes e imja ne ket rrugetim deri më sot , perjetsisht faleminderues.I falenderoj dhe trajnerët gjat rrugtimit tim Selim Muja,Veton Xhemajli, Premton Muja dhe Zekerija Ramadani
Suksese SC Gjilani , ju prift e mbara.

You Might Also Like