Blerta Shala, mesfushorja dhe kapitenia e KFF Mitrovica, së bashku me shoqet e saj të skuadrës, bëri atë që dukej e vështirë mposhti ekipin hungarez Ferencváros me rezultat 2:1 edhe atë si mysafire dhe siguroi kualifikimin tutje në UEFA Women’s Europa Cup.

Me zemër, karakter, përkushtim dhe një besim të madh në forcën e ekipit, vajzat e Mitrovicës treguan se asnjë kundërshtar nuk është i pamposhtur dhe kështu bënë historinë. Atë që deri më tash nuk e kishte bërë asnjë klub femëror kosovar. Në krye të tyre, kapitenia Blerta Shala udhëhoqi skuadrën me qetësi, luftë dhe krenari.

Ky nuk është vetëm një triumf i një ndeshjeje. Është një moment krenarie për Mitrovicën, Kosovën dhe futbollin e vajzave.
Ndeshja e re është një sfidë e re e Blerta me shoqet e saja sërish do të na bëjë krenare. /kryelajmi.com/.





