Gjilan

Braktisin AAK-në, kaluan në VV

Ish kryetari i Aleancës së të Rinjve në Gjilan Labinot Hyseni si dhe ish zyrtarja për komunikim e Degës së AAK-së në Gjilan Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, që nga sot i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Çifti Hyseni kanë thënë se arsyeja pse ata kanë vendosur dhe zgjedhur të bëhen pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, është fakti se Lëvizjen e shohin si të vetmen zgjidhje për Kosovën dhe popullin e saj. Sipas tyre, kjo është dëshmuar nëpërmjet të gjitha qëndrimeve që Lëvizja ka mbajtur deri më tani, prandaj edhe kanë vendosur që edhe ata të bëhen pjesë e kësaj zgjidhje, zgjidhje kjo për të cilën Kosova ka nevojë më shumë se kurrë.

You Might Also Like