Arti pamor

“Tartufi” i Molierit do të jepet premierë në Gjilan

Në Teatrin e Gjilanit, më 18 dhjetor 2024, në ora 20 do të jepet premier shfaqja “Tartufi” e autorit të njohur francez, Zhan Baptist Pokële, i njohur si Moliere (Jean-Baptiste Poquelin – Molière). Repriza e kësaj shfaqeje do të jepet të nesërmen, më 19 dhjetor në të njejtën kohë.

Regjinë e kësaj shfaqje e ka bërë Qëndrim Rijani, ndërkaq aktorët që luajnë në të janë Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Aurita Agushi, Tringa Hasani, Gani Rrahmani, Flaka Latifi, Avni Shkodra, Mejreme Berisha, Alban Shahiqi dhe Florent Salihu.

Skenografinë i është besuar Bekim Korçës, kostumografia Yllka Bradajt, kompozitor Trimor Dhomi, asistent regjie Fitore Jashari, ndërsa drejtor artistik i projektit është Erson Zymberi.

Në një njoftim të Teatrit të Gjilanit është thënë se në këtë shfaqje sillet një gërshetim të bashkëkohores dhe vlerave klasike, duke e bërë “Tartufin” një eksperiencë teatrale në vete.

Teatri i Gjilanit fton të gjithë dashamirësit e artit të jenë pjesë e kësaj premiere dhe të shijojnë një interpretim të ri të një prej dramave më ikonike të Molière. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like