Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi, Ruajtja dhe Prezentimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, ka mbajtur debatin e dytë lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në promovimin dhe mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Organizimi i debatit ka pas për qëllim rritjen e pjesëmarrjes të qytetarëve në promovimin dhe mbrojtjen trashëgimisë kulturore dhe rritjen e bashkëpunim me strukturave komunale duke përfshi Shoqërinë Civile dhe mediat lokale.
Tema tjera të diskutimit gjatë debatit ishin edhe identifikimi i sfidave dhe problemeve më të cilat ballafaqohen qytetarët në promovim dhe mbrojtjen e monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, ekspozimin e artefakteve që i posedojnë qytetarët.
Pas diskutimeve nga pjesëmarrës në debat kanë dalë këto rekomandimet dhe konkluzione: Shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore në lokalitetet ku ato gjinden, hapja e një muzeu arkeologjik dhe etnografik në qytet, formimi i një komisioni për identifikim dhe regjistrimin e koleksionistëve, rregullimi i një katalogu me të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore, ndarja e një buxheti të veçantë për blerjen artefakteve, mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore historike, caktimi i një hapësire për grumbullimin e artefakteve, përfshirja e koleksionistëve në aktivitet kulturore që organizohen nga qeverisja komunale.
Në këtë debat kanë marrë pjesë: Përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, qytetarë, koleksionistë të artefakteve, zyrtar komunal për trashëgiminë kulturore, përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe mediat lokale.
Projekti ” Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.