Futboll

Derbi i zjarrtë në pjesën e parë,  ka përmbysje rezultati

Në një derbi të zjarrtë Drita dhe Gjilani kanë zhvilluar ndeshjen më të mirë në vitet e fundit, kurse edhe shikuesit kanë ndikuar që pjesëloja e parë të jetë më dinamike dhe me tre gola të shënuar.

Sulmet nisën herët, kështu në  minutën e pestë Drita pati një rast të mirë shënimi, kur pas një harkimi nga e majta, portieri i Gjilanit, Bllaca e lëshoi topin nga dora, kurse topi i cili është kthyer te Huruglica, shkoi mbi portë, ngase gjuajtje e tij nuk ishte e saktë.

Në minutën 8, pas një harkimi të Selmanit nga e djathta, Baftiu ishte në mundësi të shënojë, por topi shkoi jashtë portës.

Gjilani për herë të parë gjuajti në portë në minutën 18 nëpërmjet Oltion Bilallit, por portieri Maloku e priti topin. Një minutë më pas sërish Bilalli pati rast të mirë shënimi, por Maloku e dëboi topin jashtë fundores. Nga gjuajtja nga këndi, Jaroviq gjuajti me kokë,  por edhe në rastin e tretë brenda dy minutave ishte Faton Maloku ai që shpëtoi portën.

Drita ka shënuar pas një vendosje jo të mirë të Gjilanit në minutën 23, kur Huruglica për  mrekulli ka shërbyer Baftiun, i cili gjuajti përtokë në këndin e majtë të portës për 1:0.

Gjilani pati mundësi të barazojë në minutën 28, kur Basha shpërtheu nga e djathta e gjeti Jaroviqin në brendi, i cili gjuajti por topi u dëbua nga mbrojtja e Dritës.

Gjilani ka barazuar në minutën 31, kur Bilalli ka  me një vrapim të shpejtë ka kaluar Besnik Krasniqin në anën e djathjtë, gjeti në anën e kundërt Bashën, i cili gjuajti me të majtën dhe qëlloi këndin e poshtëm të djathtë të portierit  Maloku  për të barazuar 1:1. Në minutën 37 Heriq dha një projektil nga largësia, por topi për pak shkoi mbi portë. Një minutën më pas edhe Açka gjuajti furishëm, por topi sërish për pak shkoi mbi portën e Malokut.

Në minutën 44, Gjilani ka shënuar një supergol nëpërmjet Ismajlit, i cili me një gjuajtje të fortë përë tokë ka qëlluar këndin e poshtëm të majtë të Malokut për 1:2./kryelajmi.com/.

You Might Also Like