LRF Gjilan falenderon FFK-në për riparimin e fushës!
Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit falenderon Federatën e Futbollit e Kosovës për ndihmën e madhe në riparimin e fushës së dëmtuar nga persona të papërgjegjshëm në mëngjesin e datës 14 Shtator.
Njëherit LRF Gjilan dënon ashpër këtë incident, i cili është akt tejet i shëmtuar, pasi që dëmton klubet, shkollat e futbollit dhe gjithë komunitetin e futbollit në Gjilan, të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë terren sportiv.
LRF Gjilan e falenderon FFK-në për gatishmërinë dhe ndihmesën, duke bërë që ndeshja derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit të zhvillohet ashtu siç ishte e paraparë.