Nuk ka gjetur hapësirën e duhur te FC Drita, andaj ekipi bardh e kaltër dhe Donat Hasanaj kanë ndarë rrugët.
Largimi nga FC Drita është bërë me kërkesën e vetë lojtarit, i cili ka kërkuar që më shumë të luaj, gjë që nuk e kishte arritur te Drita, ngase në pozitën ku luan ai konkurrenca ishte e fortë.
Largimin e Donat Hasanajt e ka bërë të ditur edhe vetë klubi gjilanas, në faqen zyrtare të facebook, ku ndër të tjera është thënë:
“Klubi jonë FC DRITA dhe lojtari Donat Hasanaj kanë ndërpre bashkëpunimin.
Ishte kërkesa e lojtarit që të jetë i lirë për tu larguar për një sfidë të re, kjo për shkak të hapsirës jo të mjaftueshme që Donati kishte tek ne.
Klubi jonë e falemderon Donatin për kontributine e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhet në njoftim zyrtar të Dritës në llogarinë e tyre në Facebook.
Ky është largimi i tretë nga FC Drita, ngase më herët ishin larguar dy brazilianët, Cardoso dhe Fortunato.
Deri më tashti, Drita ka angazhuar dy lojtarë, të rikthyerit Kastriot Rexha dhe Astrit Fazliu.