Futboll

Gjilani mbyll përgatitjet anti-Prishtina

Gjilan, 21 Shtator 2019-Ditën e nesërme(e diele), starton java e 6-të kampionale.Në kuadër të kësaj xhiroje, ekipi i Gjilanit pasditën e sotme( e shtune), mbylli përgatitjet për duelin e kësaj jave, që kuq e bardhët e zhvillojnë nesër kundër Prishtinës.

Stërvitja e sotme dhe e fundit para kësaj sfide, u mbajt tek fusha ndihmëse e cila si zakonisht ishte e lehtë ku futbollistët kryesisht punuan në vendosje dhe detajet e tjera për ndeshjen e lartëcekur.

Kujtojmë se ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00, në stadiumin, “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

You Might Also Like