Viti

Në Pozharan në 75- vjetorin e vrasjes u përkujtuan martirët e masakrës serbe në Xhami si dhe ata  që u mbytën në burgun famkeq të Gjilanit

  • Nga ky tubim përkujtimor në nderim të martirëve pozharanas u kërkua që në mynyeë institucionale të gjendet mundësia që për të gjithë këtë martir komuna e Vitisë të angazhohët që në Shëshin e kësaj qyteze të ndërtohet një Obelisk në të cilin do ta gravitën emrat e të gjithë martirëve si dhe dëshmorëve të këtij lokaliteti

Në organizim të familjës Alidema dhe të afërmëve të martirëve të Pozharanit, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të vrasjës së tyre sot në Pozharan u mbajtë një tubim përkujtimor në nderim të   veprimtarit dhe atdhetarit Shaban Haliti-Alidema  dhe 21 martirëve të mbytur në  Xhaminë e këtij fshati dhe të vrarë në Burgun e Gjilanit nga forcat ushatarke  cetnike më 7 Janar 1945.

Fillimishtë u bënë homazhe dhe u nderuan më një minutë heshtje  tek varri i njërit nga martirët e parë  Shaban Haliti-Pozharani,  cili në atë kohë ishte edhe kryetar I komunës së Pozharanit e të cilin së bashku edhe me tre pozharanas  të tjerë  Ajet Terziun, Ahmet Mustafë /Zukën  dhe nipin Misin Xheladinin  në xhaminë e pozharanit u mbytën me dru dhe mjete të topitura nga  forcat partizane-cetnike në masakrën serbe në Xhaminë e këtij fshati .

 

E mëpastaj të tubuarit vizituan dhe vendoosën buqeta lulesh  të freskëta edhe tek Pllaka përkujtimore e martirit  Shaban Haliti si dhe të 10 martirëve  të tjerë të familjës Alidemaj, ku janë të shenuar edhe emrat e tyre.

E  folësit e pranishëm në këtë tubim përkujtimor Avdyl Bajrami,kryetar i Shoqatës së veteranëve të Luftës të komunës së Vitisë, Hamdi Hasanit ,veteran i luftës, pastaj Salih Avdullahut përfaqësues nga Diaspora vitiase si dhe të Mejdi Alidemes, aktor –djal i martirit Shefki Osman Alidemes, si dhe të Gani Alidemës nga familja Alidema, pasi përkujtuan me pietet  martirët e rënë u tha se ata dhanë jetën dhe gjakun e tyre  dhe duhet që brezat e tashëm dhe atë që do të vijnë nuk duhet harruar emrat e ktyre martirëve sepse ata u flijuan për një kauzë patriotike që nuk duhet harruar.

 

E duke folur shkurtimisht rreth kësaj ngjarjeje makabre nga folësit u tha se në ditën kritike forcat serbo –qetnike të ndihmuara edhe nga sërbet vendas të Pozharanit, në vend se të festojnë “Bozhiqin” si festë të tyre, serbët kryenin masakra ndaj shqiptarëve.

 

Kështu ndodhi edhe me 7. Janar të vitit 1945, atëherë kur lufta e Dytë botërore kishte përfunduar e qytetarët shpresonin se fituan lirinë, në Pozharan të Vitisë në xhami të fshatit ndodhi masakra më e tmerrshme në Kosovën e atyre viteve ndaj shqiptarëve me brutal ndaj fqinjëve të tyre ishin pikërisht serbët e Pozharanit, të cilët edhe kishin inicuar dhe organizuar dhe kryer ndaj bashkvendasëve shqiptarë dhe kjo plojë e tyre kishte nisë me 27 dhjetor 1944 dhe zgjati deri më 7 janar 1945 pra plotë 11 ditë me që rast e arriti kulminacionin e vet pikërisht në ditën e Kërshendellave/ Bozhiqit/ orthodokse në Xhaminë e fshatit Pozharan.

 

Në tubim u tha se Ditën kritike u tubuan afër 200 shqiptarë pozharanas të moshave të ndryshme të cilët së pari u dërmuan me dajak dhe mjete të tortura e nga plagët e marra në këtë rrahje aty për aty gjetën vdekjen 4 pozharanas, kurse ndër më të zgjedhurit e tyre të cilët mbetën gjallë u dërguan në Burgun famëkeq të Gjilanit.

 

Ndërsa prej tyre 17 pozharanas nuk u kthyen kurr nga aty të gjallë dhe atyre nuk u dihen as varret. Në burgun famëkeq të Gjilanit. Nga dajaku dhe torturat ndër të parët në xhami është mbytur Shaban /Haliti-Alidema /ish kryetar i komunës së Pozharanit dhe bashkëpunëtor i afërt i Hysen Tërpezës/, pastaj Misin Xheladin Alidema, Ajet Fejzë Tërzqi dhe Ahmet / Mustafë/ Zuka, të cilët varrët i kanë në varret në oborrin e Xhamisë në Pozharan.

Ndërkaq në Burgun e Gjilanit u mbytën dhe sipas disa informative /u dogjën në furra / të gjithë bashkëpunëtorët e Shaban Halitit dhe të kabinetit të tij, e disa  të tjerë në vende të ndyshme nga serbet e shfrenuar.

Ndërsa 24 pozharanas të tjerë nga grupi që ishte dërguar në Burgun e Gjilanit të përzgjedhur nga sërbet , pra për të gjithë këta dhe të tjerët që vdiqën më vonë u likuiduan dhe u mbytën në xhami dhe në burgun e Gjilanit.

Ndryshe nga ky tubim përkujtimor në nderim të martirëve pozharanas edhe njëherë për të satën herë u kërkua që në mynyrë institucionale të gjendet mundësia që për të gjithë këta martir komuna e Vitisë të angazhohët që në Sheshin e kësaj qyteze të ndërtohet një Obelisk në të cilin do ta gravitën emrat e të gjithë martirëve si dhe dëshmorëve të këtij lokaliteti. Aziz Zuka

You Might Also Like