Sportet luftarake

Donat Syla kampion ballkanik në boks për të rinj

Donat Syla, boksier i kategorisë së rëndë është shpallur kampion ballkanik për të rinj në kampionatin që është mbajtur në Rumani.

Boksieri gjilanas në finalen e madhe e ka mposhtur boksierin nga Bosnja Hercegovina, Nijaz Kunovac. Gjilanasi gjatë tri raundeve ishte më i mirë se kundërshtari i tij, i cili u shpall fitues me rezultat unanim duke fituar medaljen e artë.

Pas fitores ai ka thnë se ndjehet shumë i lumtur që ka ngadhënjyer në finale ndaj një boksieri shumë cilësor. Ai ka thënë se ndjehet shumë krenarë me suksesin e arritur.

You Might Also Like