Gjilan

Dorëhiqet Albana Demiri, drejtoreshë e Arsimit në Gjilan

Të nderuar qytetarë, kolegë e miq,

Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtoreshës pranë Drejtorisë Komunale të Arsimit-Gjilan.

Për shkaqe personale dhe arsye profesionale, e kam të pamundur të vazhdoj më tej angazhimin tim në këtë pozitë dhe rrjedhimisht, i kam dorëzuar dorëheqjen time Kryetarit të Komunës z.Hysenit.

Kryetarin e komunës, e falënderoj përzemërsisht për besimin e dhënë, qasjen korrekte e respektin e treguar në këto dy vite shërbim e kontribut në arsim.

Në Drejtorinë e Arsimit kam punuar me përkushtimin maksimal personal e profesional ashtu siç jam zotuar në fillim.
Jam krenare që në drejtorinë e arsimit për këto dy vite po lë punë të mira, në pamundësi të i veçoj një nga një, po i theksoj disa prej tyre:
~Standardi i ri i punësimit e zëvendësimeve;
~Stabilizim i normave mësimore për mësimdhënësit;
~Kushte më të mira infrastrukturore;
~Kabinete e laboratore të shkencave;
~Marrëveshje bashkëpunimi me organizata vendore e ndërkombëtare;
~Përfshirje sa më të madhe të fëmijëve në edukim të hershëm, me çerdhe të reja të cilat dy prej tyre do të hapen këtë periudhë kohore, një në proces të ndërtimit, e dy të tjera në procedura të prokurimit;
~Avansimin e shkollave profesionale,
~Promovimin e profileve profesionale;
~Zbatimin e mësimit dual e kufizmin e regjistrimit të nxënësve në nivel të mesëm, jashtë planifikimit të konkursit të rregullt;
~Avancimin e shërbimit profesional në shkolla me punësimin e psikologëve e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, e shumë të tjera;

Për arsimin e edukimin nuk është asnjëherë e mjaftueshme që të bëhet sa më shumë, e mua më mbetët një pikë e dobët të cilën konsideroj që duhet të punohet edhe më shumë në mënyrë ekipore nga të gjithë akterët ndërinstitucional siç janë;
Angazhimi sa më i madh i inspektorëve të arsimit, monitorimi i vazhdueshëm i shkollave, vlerësimi real i performancës së drejtorëve të shkollave, zbatimi i rregullave dhe disiplina në shkolla, rritja e llogaridhënies nga mësimdhënësit, metodat bashkëkohore të mësimdhënies, vlerësimi sa më objektiv i nxënësve, përfshirja sa më e madhe e prindërve në vendimmarrje në shkolla. Krahas përgatitjeve akademike ndaj nxënësve, rol kyç të kenë shkollat edhe në përgatitjen e nxënësve për jetë, gjë të cilën vazhdimisht e kam dhënë si këshillë tek drejtuesit e shkollave.

U jam thellësisht mirënjohëse kolegëve me të cilët kam ndarë sukseset e sfidat në këtë rrugëtim të përbashkët. Për mua, ka qenë nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj jetësor t’i shërbej arsimit në vendin tim.

Tani po i kthehem punës sime profesionale si psikologe, e avansimit për të vazhduar aty ku kam mbetur me ofrimin e shërbimeve profesionale të shëndetit mendor.

Përzemërsisht, 🍀
Albana DEMIRI

You Might Also Like