Ishte fushata e korrje – shirjeve e vitit 2005, kur në Gjilan për të përcjellë këtë fushatë ishte edhe presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili ishte vizitor i shpeshtë i këtij qyteti. Gazetarët gjilanas që me përpikëri përcillnin çdo ngjarje kishin përcjellë edhe këtë, kur presidenti i Kosovës kishte shpreh dëshirën për një korrje-shirje të bereqetshme. Fatkeqësisht pak ditë më pas ai ishte diagnostifikuar me sëmundjen dhe ishte kjo vizita e fundit e dr. Rugovës në Gjilan. Si i afërt që ishte me gazetarët, dr. Rugova bëri një foto me gazetarët gjilanas të pranishëm, të cilën po ua risjellim në kujtesë.
Nga e majta në të djathtë: Enver Sadiku (Zëri), Fatlum Kosumi (TV Men – kameraman), dr. Ibrahim Rugova (president i Kosovës), Nexhat Buzuku (Koha Ditore), Nijazi Selimi (TV Men), Xhemajl Hyseni (kryetar i Gjilanit) Avdi Arifi (TV Vali – kameraman), kurse më prapa janë Xhevat Sopi (Radio Kosova) dhe Minire HAziri (TV Vali). /Kryelajmi.com/.

