Të nderuar prindër dhe nxënës,
Siç edhe e dini të gjithë, para disa muajve, Kryetari i Komunës z.Alban Hyseni, ka marrë vendim për anulim të ekskurzionit për maturantët jashtë vendi për shumë arsye;
çmimet e papërballueshme për prindërit; dukuritë negative të cilat kanë ndodhur në të kaluarën, e problematika të ngjashme të cilat për një Kryetar Komune të përgjegjshëm do të duhej të ishin përgjegjësi e barrë mbi supet e tij sikur tani.
Pas disa takimeve me këshillin e nxënësve, e këshillat e prindërve, nxënësit kanë qenë të lirë të zgjedhin, pra të propozojnë vendin të cilin dëshirojnë ta vizitojn!
Secili insititucion i arsimit të mesëm, ka shpallë ofertë me agjendën të cilën e kanë propozuar vet shkolla. Pas mbylljes së afatit duke respektuar udhëzimin administrativ në fuqi, në Drejtorinë e Arsimit janë hapur ofertat e tenderuesve sipas Udhezimit. Më pas Drejtorët e shkollave kanë njoftuar nxënësit e shkollave për çmimet e ofruara nga ana e kompanive, ku një pjesë e madhe e tyre janë deklaruar se nuk janë të gatshëm të marrin pjesë në ekskurzion, si pasojë e çmimeve.
Këto shqetësime janë ngritur në Drejtorinë e Arsimit nga drejtorët e shkollave, me ç’rast unanimisht është marrë vendimi që ekskurzioni të anulohet.
Sqarim: Drejtoria e Arsimit as nuk tenderon për ekskurzion, e as nuk oferton për kompanitë!