Sportet me dorë

Drita – Fer Volley, ja kur do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Finalja e Kupës së Kosovës në Volejboll ndërmjet KV Drita nga Gjilani dhe Fer Volley nga Ferizaj do të luhet më 19 prill në Palestrën e Sporteve “1 tetori” në Prishtinë. Termini i kësaj ndeshje është bërë i ditur nga Federata e Volejbollit të Kosovës:

Ja njoftimi i plotë i FVK-së:

Finalet e Kupës së Kosovës luhen më 19 prill

Finalet e mëdha të Kupës së Kosovës do të zhvillohen të mërkurën e ardhshme dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në RTK, në të dy konkurrencat.

Në konkurrencën e meshkujve, Peja përballet me Skënderbeun me fillim nga ora 16:30 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ku do të luhet edhe finalja e femrave.

Për të arritur në finale, Peja, në gjysmëfinale kishte mposhtur Lubotenin, ndërsa Skënderbeu u tregua e fortë për G.E Therandën.

Në anën tjetër, te femrat, finalja luhet mes Dritës dhe Fer Volley me fillim nga ora 20:15.

Në gjysmëfinale, Drita mposhti M-Technologien, ndërsa Fer Volley triumfoi kundër Suti Sport.

You Might Also Like