Renditja tabelare në Superligën e Kosovës ka ndryshuar pas rezultateve të tri ndeshjeve të para të javës së 14-të, shkruan Gazetasheshi.com.
Ballkani vazhdon të mbetet lider edhe pas barazimit ndaj Llapit, por duhet të presë edhe Gjilanin të zhvillojë ndeshjen e xhiros, pasi që me një fitore eventuale ‘kuqebardhët’ do të merrnin kreun e tabelës.
Megjithatë në pozitën e dytë tashmë përkohësisht është skuadra e Dritës me 27 pikë.
Drenica është ngjitur në klasifikim pas fitores në shtëpi nga Trepça ’89 dhe tashmë ka kaluar edhe rivalët rajonal të Feronikeli.
Kështu duket për momentin renditja tabelare në Superligë: