Futboll

Drita merr edhe Henry Onoka Austine

Antalya, 29 janar 2021
Klubi jonë FC DRITA në vazhdën e përgaditjeve në Antalya ka arritur që me suksesë ta mbyll edhe një marrëveshje me lojtarin nga Nigeria pasi edhe ky sikurse Esosa ishin në prova me ekipin!
22 vjeqari Henry luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe vjen nga ekipi Menemenspor që bënë gara në ligën e parë turke.
Henry ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysëm me ekipin dhe shpresojmë shumë në kontributin e tij në vazhdim të kampionatit.
“Për mua është knaqësi e madhe të jem pjesë e një klubi që është kampion dhe që lufton për trofe. Shpresoj që të bëj më të mirën për klubin dhe për tifozët e që me sa kam informacion janë më të mirët e këtij vendi”
Welcome Henry!

You Might Also Like