Futboll

Hyseni: Ekipi po lufton për kreun e tabelës

Ndihmëstrajneri i skuadrës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se Gjilani e ka dominuar në tërësi ballafaqimin ndaj Malishevës, pavarësisht golit të pranuar në pjesën e parë.

‘Sa i përket ndeshjes, mund të them se të gjitha janë të vështira. Pësuam një gol dhe ia vështirësuam punët vetes. Por nuk mungoi dëshira dhe angazhimi ishte në nivel. Patëm raste në pjesën e parë, njësoj vazhduam. Lojtarët luajtën mirë si në aspektin fizik, taktik, por edhe në disiplinë. Djemtë punuan shumë dhe e dominoi takimin në të dyja pjesët. Çdo ndeshje është e rëndësishme për t’u luajtur. Është futboll javë pas jave. Njëjtë do të jetë edhe xhiroja e fundit për sivjet. Kemi bërë paraqitje të mira dhe vazhdojmë të bëjmë. Ekipi po lufton për kreun e tabelës’, tha Hyseni  për Artsport, i cili e drejtoi Gjilanin në mungesë të trajnerit Ismet Munishi, i cili ishte i suspenduar.

You Might Also Like