Futboll

Drita nuk di për fitore

Drita kurrsesi nuk po del nga kriza. Në kryendeshjen lokale me Gjilanin mezi u nxor në momentet e fundit, me Feroniklin u mposht në fushë të vet e u mposht edhe nga Ferizaj në udhëtim dhe tash klubi që drejtohet nga Ismet Munishi është në krizë të rezultateve. Gjilanasit humbën me një goldallim, të cilin e realizoi Behluli nga gjuajtja nga këndi.

I njëjti lojtar ka mundur të dyfishoj rezultatin, por ka huqur nga pika e bardhë, kurse për të qenë edhe më keq për Dritën, ekipi gjilanas ngeli me një lojtar më pak në fushë, ngase Dren Gashi u përjashtua me të kuqin.

You Might Also Like