Dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani ndeshjet e tyre do t’i zhvillojnë këtë mesjavë. Kështu, Drita që është e dyta në tabelë, këtë të mërkurë do të përballet me Drenicën e Skenderajt që pozicionohet e teta në tabelë. Drita mëton që me fitore të mbetet në garë për titullin e kampionit.
Gjilani, që është i katërti në tabelë do të ketë punë me Flamurtarin e Prishtinës, ekip ky që sivjet u inkuadrua në Superligë, por që nuk ka formë të duhur dhe me mish e shpirt po lufton që së paku të mbetet në zonën që siguron ndeshjen e barazhit.
Kjo ndeshje zhvillohet ditën e enjte.