Klodian Duro, kryetrajner i Feroniklit
“Ishte një ndeshje shumë e fortë nga dy skuadrat dhe kur ballafaqohen dy oponentë të tillë, atëherë edhe barazimi i përshtatet secilës. Ne u vendosëm mirë taktikisht në fushën e lojës dhe nuk lejuam Gjilanin që të krijonte asnjë mundësi për shënim. Kishim ardhur të luanim taktikisht dhe përmes mundësive të arrinim deri te fitoret”, deklaroi fillimisht Klodian Duro.
“Çdo kush që e kupton futbollin e sheh që jemi vendosur mirë taktikisht dhe kemi luajtur për mrekulli. Jam i kënaqur nga gjithë futbollistët e mi për shpirtin e garës që treguan dhe për vendosshmërinë që të mos dalim pa pikë nga kjo ndeshje”, përfundoi Duro.