Kampioni I Kosovës, FC Drita, me fitore e ka nisur kampionatin e ri, duke e mposhtur Llapin në fushë të vet, në një ndeshje që është karakterizuar me shumë gola.
Pas disa gjysnërasteve të Gashajnanit të Llapit dhe Jasharit të Dritës, në minutën 28 Drita fitoi një harkim nga këndi, të cilin e dha Beaten që harkoi në brendi, ku më së larti u shkëput qendërsulmuesi I Dritës, Blerim Krasniqi, që me kokë dërgoi këndin në këndin e epërm të djathtë të portierit Ardion Bllaca.
Në minutën 32 Drita arriti të shtojë epërsinë, kur pas një harkimi të Kristal Abazajt nga brendia dhe gabimit të mbrojtësit Behar Idrizi, Granit Jashari u përvodh, bukur ndërroi anë dhe me gjuajtje të saktë qëlloi mesin e portës.
Menjëherë pas golit të pësuar, Llapi në dy raste pati mundësi të shënojë, por në të dyja ishte portieri Faton Maloku, që ia mohoi golin ekipit mysafir.
Mirëpo , në minutën 34, Fiton Ademi ia doli që të përballojë mjeshtërisht portierin Maloku dhe zvogëloi rezultatin në 2:1.
Në minutën e dytë të shtesës, Llapi ia doli që të barazojë, kur shtatshkurtri Gashjani u gjet më mirë se Pëllumbi në një harkim dhe me kokë e futi topin në rrjetë për 2:2.
Me të nisur pjesëloja e dytë, Drita ia ka dalë të shënojë në minutën 47, kur pas një harkimi nga e majta nga Pëllumbi, topi kaloi tërë mbrojtjen mysafire, kurse edhe portieri Bllaca mbeti i shkurtër e në anën tjetër ishte Besnik Krasniqi, që futi topin në portën e zbraztë.
Në minutën 58, pasi është shërbyer nga thellësia dhe shpejtë është shmangur, Raddy Ovouka ia doli që të kalojë edhe portierin Bllaca dhe me urti e futi topin në portën e zbraztë për rezultatin 4:2.
Drita ia ka dalë që të shënojë edhe në minutën e pestë, kur Besnik Krasniqi harkoi nga një goditje dënimi e në brendi më së miri u shkëput Hajdin Salihu, i cili në minutën 75 e ngriti rezultatin në 5:2.
Llapi ia ka dalë që të shënojë edhe në pjesën e dytë, kur pas një gjuajtje nga këndi Jaha nga afërsia e futi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 5:3. /kryelajmi.com/.




